Reperi i njohur, Noizy, është një ndër emrat më të dashur për të rinjtë shqiptarë dhe çdo lajm ndaj tij ndiqet me kuriozitet të madh nga ata.

Ndonëse është mjaft aktiv në jetën e tij profesionale, në atë private Noizy është teper diskret, duke mbajtur gjithçka “për vete”.

Të gjithë e dimë që është “single”, mirëpo kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi lart e poshtë po thuhet që reperi është në një marrëdhënie.

Së fundmi, i ftuar në “N’majë t’gjuhës”, Noizy la të kuptohet se një vajzë nga Dibra ia ka rrëmbyer zemrën.

“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, tha reperi.

Ndërkohë, urimeve të moderatores ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke e konfirmuar kështu se është në një lidhje.

Epo, tani të gjithë jemi kuriozë të dimë se kush është bukuroshja që i ka vjedhur zemrën Noizyt dhe do të jemi “sy dhe veshë” nga ai.