Arben Mërkuri, 48-vjeçari që u ekzekutua të mërkurën e 18 majit në Sukth dyshohet të ketë pasur lidhje me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për Xhevdet Troplinin, bosin e drogës dhe një emër i njohur nga policia dhe organet e tjera të drejtësisë, i cili njihet edhe me pse pseudonimin “Poja”.

Hetuesit kanë dyshime të forta se Mërkuri mund të jetë përfshirë në ngjarje të porositura nga Xhevdet Troplini, ndaj dhe po kryen një sërë hetimesh në këtë drejtim për të shkuar drejt zbardhjes së mundshme të autorëve të ekzekutimit të 18 majit të 48-vjeçarit Mërkuri.

Por Mërkuri njihej edhe për miqësinë e tij me Landi Muharremin, Rrumin e Shijakut, me të cilin së fundmi, sipas burimeve, ka pasur një konflikt dhe nuk shoqëroheshin me njëri-tjetrin.

Viktima Arben Mërkuri ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave.

Tre autorë ishin kur u qëllua në drejtim të 48-vjeçarit, shoferi, një person që ekzekutoi 48-vjeçarin dhe një tjetër që e mbajti në vëzhgim prej kohësh, duke pritur momentin “ideal” për ta ekzekutuar. Dy prej tyre janë kapur nga kamerat e sigurisë, me maska të zeza, çfarë e bënë të vështirë identifikimin e tyre.

Mërkuri sapo zbriti nga makina e tij u qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa tentoi t’u shpëtonte duke u futur në ambientet e dyqanit. Kjo nuk e ndihmoi pasi njëri prej autorëve e ndoqi duke e plagosur rëndë. 12 gëzhoja automatiku u gjetën në vendin e ngjarjes. Arben Mërkuri alias Ismaili vdiq në spital si pasojë e plagëve të rënda./ syri.net