Sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ndërsa përballë njëri-tjetrit garuan Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Pas mbylljes së procesit të votimit, në Gramsh janë numëruar edhe votat. Sipas raportimeve Berisha kryeson me 353 vota. Ibsen Elezi i cili garoi përballë Berishës, ka marrë 17 vota ndërsa në total kanë votuar 372 anëtarë.

Dy vota rezultuan të pavlefshme.