Pamjet e mëposhtme janë regjistruar gjatë ekzekutimit të biznesmenit Bledar Birçaj ditën e sotme në Vlorë.

Videoja me pamjet nga momenti kur qëllohet ndaj biznesmenit Bledar Birçaj është publikuar në emisionin Opinion.

Dy atentatorët afrohen drejt makinës BMV duke qëlluar drejt saj dhe duke lënë të vdekur në vend shoferin Bledar Birçaj.

Edhe pse drejt makinës janë qëlluar mbi 20 plumba, pasagjeri që ndodhej me biznesmenin nuk ka marrë asnjë prej tyre dhe shihet në videon e publikur teksa del nga makina dhe ikën me shpejtësi.

Atentatorët pasi kanë kryer atentatin janë larguar me shpejtësi në drejtim të fshatrave të Vlorës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Janë 2 pistat e policisë mbi të cilat po hetohet. E para është ajo e hasmërisë së vitit 2011 ku bircaj u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë. Dhe pista tjerët ajo e fushës së narkotikëve, ku emri i 40-vjeçarit kishte dalë në skenë në disa raste.

(E.H/Faxweb.al)