Një në shtatë fëmijë në Shqipëri ka probleme me shikimin. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët pas kontrollit që  kryen tek nxënësit e shkollave. Përdorimi  I zgjatur I telefonit dhe mjeteve të tjera elektronike është një nga shkaqet  që 25% e nxënësve kanë nëvojë për syze. Numri i vizitave ditore pranë qëndrës spitalore në Elbasan arrin në rreth 100 dhe problematikat e shfaqura janë të shumta.

Kontrolli i detyruar i syve për fëmijët e klasave të para, ka nxjerrë në pah problemet që u janë shkaktuar fëmijëve duke i lënë me kohë të zgjatur para pajisjeve elektronike. Mjekët okulistë thonë se nga vizita,  shpes dalin problematika dhe fëmijët kanë pasur nevojë për syze.

Miopia, apo probleme me të parin nga larg, janë rastet më të shumta të konstatuara, dhe për mjekët shkak është bërë përdorimi në kohë të zgjatur i pajisjeve elektronike. Për fëmijët me probleme me syze, vizitat duhet të bëhen çdo 4 muaj, ndërsa për ata që janë të shëndetshëm çdo 6 muaj. Depistimet në kohë të hershme, parandalojnë ambliopinë, që pas moshës 10-vjeçare korrigjohet me vështirësi./Egnatia news