Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit, janë rregjistruar 21 raste të reja të personave pozitiv me virusin SARS Cov2.
Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë të ditur të dhënat për infektimet përkatësisht në këto bashki: Elbasan 13 raste, Gramsh 8 raste. Me gjjthë përpjekjet e mjekëve një 64 dhe 67 vjeçare nuk arritën ta mposhtnin betejën me koronavirusi. Numri i përgjithshëm i infektimeve në qark qysh prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 671 persona pozitiv.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.