Pas dy rezultateve negative në startin e sezonit, mbi të ardhmen e Skënder Gegës u ngritën disa pikëpyetje. Trajneri i Kukësit nuk ishte sot i pranishëm në sfidën kundër Besës në Kupë, duke shtuar edhe më shumë zërat. BalkanWeb mëson se nuk bëhet fjalë për një vendim sportiv, Gega prej disa ditësh nuk ndihet mirë, ka pasur temperaturë dhe për të mos rrezikuar asnjë nga stafi dhe lojtarët, nuk ka qenë i pranishëm as në seancat e fundit stërvitore dhe as në sfidën kundër Besës. Gega është vetë izoluar në pritje të përgjigjes së tamponit pasi dyshohet se mund të jetë i prekur nga COVID-19.