Në qarkun e Elbasanit vazhdon të ketë një rritje të numrit të personave pozitiv me virusin SARS- Cov2.
Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 34 qytetarë të infektuar me Covid19, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 24 raste, Peqin 6 raste, Gramsh 4 raste. Me gjithë përpjekjet e mjekëve një 65 vjeçar nga Prrenjasi me sëmundje bashkëshoqëruese nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.
Elbasani është kthyer në qytetin e dytë pas Tiranës për shifrat e larta ditore që ka rregjistruar ditët e fundit.Mbetet shqetësues fakti se në qarkun e Elbasanit ka një numër të lartë të mësuesve të infektuar disa prej të cilëve janë karantinuar.
Shifra e përgjithshme e personave të prekur që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 624.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë, duke rikujtuar masat e reja që fillojnë nga nesër.
“Ju rikujtojmë se duke filluar nga data 11 Nëntor, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00, dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllra baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë). Ju bëjmë me dije se nga sot, në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar ne vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.