Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar sërish shifra të larta të të prekurve me koronavirus.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë të ditur se në qarkun e Elbasanit kanë rezultuar 44 persona pozitiv me virusin SARS Cov2, përkatësisht në këto bashki: Elbasan 15 raste, Librazhd 14 raste, Gramsh 10 raste, Peqin 5 raste. Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 565 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, me gjithë përpjekjen e mjekëve, ka humbur jetën një 67 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.