Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasit:

-D. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-F. Gj., 38 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. 38-vjeçarja u kap në PKK Rinas.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 28 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik, pasi në aksin rrugor “Gostimë – Mollas”, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. V., I. P., M. V., dhe S. V., pasagjerë në automjet, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Egnatia news