DVP Elbasan Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 44 vjeç, banues në Elbasan, ka kanosur e ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkjetueses së tij;

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.