Arrestohet në flagrancë 1 shtetas në Elbasan.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Isuf Dervishi 34 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.