Rreth orës 08:50 në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.