Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.