Një 51 vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga Policia ditën e sotme.
Shtetasi me iniciale O.P.,dyshohet se shpërndante lendë narkotike të llojit kokainë, me doza të vogla në qytet.

Njoftimi i plotë nga Policia e Elbasanit:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta  në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA”, në kuadër  të të  cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

O.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë  hetimit  disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.