Elbasan

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 58 vjeç dhe A. C., 24 vjeç, babë e bir, si dhe për shtetasin F. D., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

—-

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se është djegur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, një automjet në pronësi të shtetasit K. P.Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.