Kryetari demokrat, Sali Berisha është shprehur se deputetët janë të ftuar të bëhen pjesë e protestës së 7 Korrikut duke dhënë kontributin e tyre dhe të rreshtohen me shumicën. Qëllimi i protestës sipas kryedemokratit është që të ngrejë qytetarët në këmbë kundër regjimit armiqësore. “Çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, e konstaton këtë. T’i ngremë shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur duart në xhepat e tyre dhe po i varfëron çdo ditë”. Është shprehur Z.Berisha. Të pyetur nëse do ti përgjigjen thirrjes së Berishës, qytetarët elbasanas shprehen nga Egnatia News se koha Berishës ka mbaruar, ai është i mbaruar politikisht dha ka mbajtur peng vendin. Protestat duhen organizuar nga rinia e cila dita ditës është duke u larguar.
Sali Berisha do të testojë veten me 7 korrik për mbështetjen qytetare si kryetar i PD. Ai shtoi se ky front duhet të zgjerohet dhe me partitë e tjera opozitare.