Besimtarët mysliman ditën e nesërme festojnë Kurban Bajramin një ditë tepër të vyer për besimin islam. Besimtarë të shumtë do ta festojnë duke kryer ritin fetar i cili është kurbani i bagëtive në drekën tradicionale ku familjet myslimane ulen së bashku duke ftuar dhe miq të zemrës për të festuar ditën e tyre të shënuar. Por ky vit për besimtarët mysliman është një vit tepër i vështirë pasi çmimet e produkteve janë tepër të larta dhe të papërballueshme për ta, të pyetur për Egnatia News nëse do të kryenin kurbanin, ritin fetar të festës së tyre, ata shprehen se zor se do të mbushin tryezat e tyre e disa të tjerë janë detyruar të kursejnë tërë vitin për të blerë një bagëti dhe të kryejnë ritualin.
Kurban Bajrami është një nga dy festat Islame të cilën e kremojnë myslimanët në mbarë botën. Festa sipas traditës Islame nderon gatishmërinë e Ibrahimit i cili do të flijonte djalin për nënshtrimin ndaj Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes ëngjëllit të tij Xhebrailit njoftoi Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë duke zbritur një kafshë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.