Ditën e sotme këshilli bashkiak I bashkisë Belsh ka zhvilluar një takim konsultativ me profesorin Kristaq Kume i cili me mbështetjen e qytetarëve ka marrë një nismë për ndryshimin e kodit zgjedhor që ka të bëjë me zgjedhjet e pushtetit vendor , në veçanti të këshilltarëve. Gjatë këtij konsultimi midis këshilltarëve dhe profesorit Kristaq Kume ,u diskutua iniciativa e marrë nga disa organizata të qeverisjes vendore. Prezantimi në Kuvendin e Shqipërisë I këtij projektligji, në bazë të secilit kërkohet që zgjedhja e këshilltarëve të bëhet nëpërmjet një sistemi proporcional me lista të hapura.

Në këtë mënyrë sipas projektligjit, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë me votë parapëlqyese për kandidatët të cilët ata dëshirojnë si përfaqësues në këshillin bashkiak.