Besimtarët musliman falen pas 55 vitesh në xhaminë e rindërtuar atë të Ballijes Pas 55 vjetësh, që nga prishja e xhamisë së Ballijes, rreth 1000 besimtarë nga Elbasani por jo vetëm kanë kryer riten e faljes në ditën e shenjtë atë të Kurban Bajramit. E lartësuar si një fisnike, në vendin e saj shumë shekullor, kjo xhami edhe një herë tregoi respektin dhe qytetarin e një qyteti të lashtë sa vetë Ballija. Nën kujdesin e Myftinisë Elbasan, projektuar nga Commonsense Studio, me fondet e shtetit të Kuvajtit, ndërtesa e re e Xhamisë së Ballies, 5 dekada pas prishjes së xhamisë së vjetër, është projektuar pikërisht mbi këto parime.


Duke mbajtur një qendrim të respektueshem, projekti i ri nuk synon të kopjojë projektin e vjetër. Këndveshtrimi artistik, teknikat e ndërtimit bashkekohor dhe përgjegjësia e frymëzimit për kohën e ardhme mbartin përgjegjësinë e një interpretimi origjinal, por te kujdesshëm ndaj rolit të saj per besimtarët ashtu edhe per qytetin.


Koncepti i projektit arkitektonik mbështetet në krijimin e përjetimit të marredhënies Njeri-Krijues. Prania e qenë por kontrolluar midis hapësires brenda dhe jashtë, hyrja e dritës por mungesa e drejtëpërdrejtë e burimit, qënësia e ndjesisë së kohës, ftesa në përbrendshmëri janë disa nga aspektet e qasjes në kompozimin e hapësirave te xhamisë.
Nëpërmjet përdorimit të gjeometrisë, si nje mjet i pashtershëm në artin dhe arkitekturën islame, elementet kryesore si fasada, kupola apo minarete, vijne në nje mënyrë tëresisht autentike në këtë xhami. Përzgjedhja e materialeve është bërë për të krijuar ndjesinë e të përkohshmes, për të ftuar njeriun në nje kujtesë te pashtershme në raport me kohën dhe me Krijuesin. Si të tillë janë menduar përdorimi i veshjes së mermerit në fasadë, i cili mbetet i palodhur ne kohë, mbulimi i kupoles me bakër, të cilin koha e sjell në trajta akoma më dinjitoze ne kalimin e viteve, apo veshja e drurit në pjesën e brendëshme, e cila në bashkëpunim me ndriçimin natyror mundëson një atmosferë më pranë shpirtërores dhe hyjnores.
E shtrirë në një kat nëntoke, kati përdhe dhe dy meskate, sipërfaqja totale e ndërtimit e xhamisë eshte 1776 m2. Rreth 830m2 është sipërfaqja e dedikuar per falje. Rreth 1700 besimtarë mund të falen njekohesisht në të gjithë hapesirat e brendshme ne xhami. Bashkë me sheshin përpara saj, numri i besimtarëve arrin deri në 4600 vetë.
Sheshi përpara xhamisë është konceptuar të shërbejë si një hapësirë urbane e cila merr trajta të ndryshme përdorimi në sherbim të qytetit, një hapësire për një identitet ndërkulturor. Xhamia e Ballijes është vizituar nga Evlija Çelebiu. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar në vitin 1017, të hixhretit (17 prill 1608 deri më 6 prill 1609) dhe është vendosur në qendër të qytetit. Ndërtuesi kishte shkruar për këtë xhami. “Për hir të Perëndisë Hasan Balliu ndërtoi këtë shtëpi të Zotit, e cila shembëllen me parajsën”. Faltore, stili i së cilës bën pjesë në periudhën e dytë të zhvillimit të arkitekturës shqiptare islamike, kur modeli klasik osman i xhamisë përhapet në të gjitha trevat e Rumelisë. Për qytetin e Elbasanit ajo vinte e dyta në kohë, pas xhamisë së Nazireshës, me të cilën kanë të njejtën gjuhë tipologjike. Elementet e saj përbërës funksional: salla e faljes, portiku në ballin e hyrjes dhe minareja në të djathtë plotësojnë siluetën me një kupolë gjysmësferike të lartësuar me një tambur polygonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë ishte minareja që konkuronte të gjitha të tjerat.
E ndërtuar në shekullin e 17-të, Xhamia Balizade apo e Ballies ka qenë një nga xhamitë më të rëndësishme në Shqipëri. Në vitet e para te regjimit komunist, hapësira përreth saj, u transformua në një park që lidhej me parkun e ri përpara kalasë, duke dëmtuar kësisoj rëndë pëlhurën urbane tradicionale. Në ‘vitin e zi’ 1967, ajo u shemb në mënyrë mizore thuajse krejtësisht. Copëza të saj ekzistonin akoma si gërmadhë në oborrin e pasmë të një mapoje industriale. Xhamia Balizade konsiderohet një nga dëmet më të mëdha te shkaktuar jo vetëm arkitekturës islame por vlerave të trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Besimtarët elbasanas falenderuan ideatorët, Myftininë, pushtetin lokal, si edhe të gjithë bashkëqytetarët e tyre për rikthimin në identitet të ” Shtëpisë së Allahut” në vendin që e meriton.