E ndërsa është njoftuar se do të fillojë të ketë një rritje të pagave dhe pensioneve për qytetarët, kjo gjë mesa duket nuk do të ndikojë shumë në xhepat e tyre për shkak se çmimet e produkteve ushqimore mbeten relativisht të rritura.

Shumë çmime të produkteve të nevojshme për konsumin e përditshëm janë të larta dhe  shumica e qytetarve të Elbasanit kanë shprehur se nuk i përballojnë dot çmimet stratosfer që tregtarët i shesin, ndërkohë që më e vështirë për ti blerë të gjitha është pë rata që jetojnë me një ndihmë ekonomike apo vetëm me pensionin.

Të përballueshme çmimet mbeten për shumë qytetarët të cilët kanë biznese apo janë me rroga shumë të larta./Egnatia news