Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka shpallur ditën e sotme listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023.
Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.

Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin dhe përgatitjet të dielën në Tiranë, ndërkohë që në vazhdim do të publikohet edhe axhenda mediatike dhe stërvitore e kuqezinjve. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.