Elbasan

Dëmtoi kabllot e rrjetit të furnizimit me energji elektrike të një rruge në qytet, me qëllim vjedhjen e tyre, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, përsëritës për vjedhje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 28 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë kabllot e ndriçimit elektrik të një rruge në lagjen “Skënderbej”, pasi i ka prerë ato, me mjete prerëse. Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 28-vjeçarit, një sëpatë, 2 thika dhe një kaçavidë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.