Fermeret në fshatin Godolesh të Elbasanit ende vuajnë mungesën e tregut edhe pse sot qershia shitet me 40 lek kg nga 80 lek që shitej dikur. Me këtë çmim fermeret nuk nxjerrin dot as shpenzimet për prodhimet e qershisë. Fermerët në pamundësi të një tregu detyrohen të mbushin arkat dhe kafshët e punës për të dalë në qendër të fshatit apo në qytet për të shitur sadopak qershia.

Qeveria nuk ka menduar ti japë subvencion dhe pse çmimi i naftës është me i lartë në Europë dhe çmimi nitratit ka vajtur 140 lekë për kg. Në pamundësi për ti shitur qershitë e tyre, disa fermerë të fshatit të Godoleshit zgjedhin ta hedhin produktin e tyre , e disa të tjerë ta falin. Ka ende qershi të cilat nuk janë vjelur pasi fermeret kane frikë se nuk ka treg ku ti shesin. Në lidhje me deklaratat e Z.Kryeministrit Edi Rama në konferencën e buqesisë se fermerët shprehen se është faj i qeverisë dhe jo i tregtarëve që nuk kanë informacion.

Fatin e fshatit Godolesh në Elbasan, rrezikojnë ta kenë edhe shumë zona bujqësore në Qarkun e Elbasanit, duke përmendur këtu edhe fshatin Jagodinë ku disa javë më parë u trajtua mungesa e ujit vaditës. Nëse qeveria do të vazhdojë të luajë rolin e indiferentit, e vetmja mundësi e të ardhurave të shumë qytetarëve do te shkojë drejt falimentit.