Një pjesë e mirë e fshtarëve të bashkive të qarkut të Elbasanit kanë probleme me mungesën e investimeve. Në zonat e thella malore ajo thuajse mungon totalisht ndërsa në vende të tjera është e amortizuar.

Në fshatin Rrajcë në Bashkinë e Prrenjasit banorët ankohen për infrastrukturën rrugore, ndriçimin dhe trotuaret.

“Ka 30 vite që premtohet dhe asnjë gjë nuk është bërë. Vetëm premtime ka pasur.”Nga ana tjetër pushteti lokal bën me dije se nuk ka fonde për të ndërhyrë në këtë rrug, ndaj këta banorë do të vijojnë të jenë të harruar edhe për disa vite nga ana e investimeve.

Situata paraqitet thuajse e njëjtë edhe në fshatrat e Gramashit. Sinjalistika rugore në zonat rurale vazhdon të mbetet problem jo vetëm për banorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve.

“Nuk ka trotuar. Mbaruan votimet dhe ata nuk i sheh më

Shumë prej zonave rurale në Qarkun e Elbasanit po shkojnë drejt braktisjes masive nga banorët për shkak të kushteve në të cilat ndodhen.

Ora news