Home ELBASANI SOT ELBASAN/ GJETJA E NJË PUNE ENDE SFIDË PËR QYTETARËT

ELBASAN/ GJETJA E NJË PUNE ENDE SFIDË PËR QYTETARËT

72

Papunësia vijon te jetë me shifra të larta. Ndonëse sipas shifrave, ekonomia po rimëkëmbet, papunësia po tregon të kundërtën këtë vit.

Sipas Institutit të Statistikave, në tre muajt e parë të 2021 paunësia u rrit më 0.5 për qind krahasuar me një vit më parë dhe 0.1 pikë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku të rinjtë mbeten grupmosha më e prekur.Referuar të dhënave rreth 44% e popullsise shqiptare vuan nga papunesia .

Edhe pse si faktor kryesor për grupmoshën e arsimuar renditet mungesa e tregutr të punës pë rata të cilët janë mbi 40-vjeç dhe nuk kanë arsim shpresat janë thuajse të shuara sa I takon gjetjes së një vendi pune.

Kjo konfirmohet edhe nga qytetarët elbasanas të cilët shprehen se pavarësisht tentative që kanë bërë nuk kanë aktualisht një vend pune.

Në vitin 2019 rezultojnë 9115 persona të papunë, ndërsa në 2020 shifra ka pësuar rritje duke shkuar në 10 904 persona të papunë në qarkun e Elbasanit. Përafërsisht kemi 1.777 persona më shumë të papunë këtë vit.

Problematika është më e madhe në bashkitë e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit dhe Peqinit, të cilat kanë numrin më të madh të të papunëve.Bashkia Elbasan në vitin 2019 ishin 528 perosna të papunë, ndërsa në 2020 janë rreth 688.

Bashkia e dytë më e prekur është ajo e Librazhdit.