Elbasan/Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihet në pranga 29-vjeçari që i posedonte.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin:

S. H., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.