Një 31-vjeçar Ardit Dishi  banues në Tiranë është arrestuar nga policia e Elbasanit  pasi është konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallet në kërkim policor bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan,  në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim policor bashkautori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi L. B., 30 vjeç, banues në Farkë, Tiranë. Ky shtetas, kur ka parë shërbimet e Policisë që po ushtronin kontroll në territor, i ka kanosur ata dhe ka mundur të largohet në një zonë të pyllëzuar. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi Mehmet  Balla., për moskallëzim krimi.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.Egnatia news