Ndërsa në të gjithë territorin vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, policia e Kuçovës është proceduar penalisht kryetari i fshatit Mëndrakë, specialisti dhe inspektori i Shërbimit Pyjor, për shpërdorim detyre.

Procedimi i tyre është bërë pasi është evidentuar dhe goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kurse është duke vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit: Sh. K., 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë, K. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor dhe Y. L ., 61 vjeç, me detyrë specialist i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre””, njofton policia.

Specialistët e Komisariatit Policisë Kuçovë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.