Fshati Godolesh I Njësisë Administrative Labinot- Fushë të Elbasanit i cili ndodhet vetëm 5 kilometra larg qytetit të Elbasanit, sot është kthyer në një incinerator natyror. Mungesa e koshave të plehrave ka detyruar banorët e fshatit të Godoleshit që mbetjet e tyre ti hedhin në përrua, pasi prej vitesh Bashkia Elbasanit nuk ka vënë në dispozicion kosha të plehrave.

Situata e mbetjeve në Godolesh është duke u përkeqësuar gjithmonë dhe më tepër, pasi banorët kanë filluar dhe ti djegin mbetjet e tyre, ku grimcat kancerogjene mbulojnë zonën përreth. Shqetësim për banorët e fshatit Godolesh të Elbasanit, mbetet mos përhapja e ndonjë epidemie tek femijët, pasi pranë vendit të grumbullimit të mbetjeve ndodhet shkolla 9-Vjeçare e fshatit Godolesh të Njesisë Administrative Labinot Fushë.

Egnatia News ishte në fshatin Godolesh nga ku përveç problemit të ngritur nga banorët kërkoj informacion dhe denoncoi pranë Bashkisë Elbasan situatën .
Vlen për tu vlerësuar pranimi i problematikes dhe premtimi se do të ketë masa të menjëhershme nga institucionet e bashkisë.


Menjëherë Inspektoriati I Mjedisit te Bashkisë së Elbasanit sapo është njoftuar nga Egnatia News lidhur me këtë problematikë të banorëve të fshatit të Godoleshit, ka premtuar se do të ndërhyjë ditët në vijimin për pastrimin dhe sisteminin e zonës, nga ndotja e mbetjeve, duke vendosur dhe kosha te plehrave.


Pertej premtimit Egnatia News është në pritje të veprimeve konkrete që nëse janë koherente me premtimet pa dyshim që do jenë të vlerësueshme .