Flakët e zjarrit kanë përfshirë ashensorin e një pallati në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:45 të ditës së sotme, ku ashensori i një pallati në lagjen “1 Maji”, është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka patur rrezik për banorët, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarrë në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit