Një i ri nga qyteti i Elbasanit i është larguar patrullës së policisë pas kërkesës së kësaj të fundit për të ndaluar.

Por gjatë tentativës në ikje, mjeti tip “Benz” është përplasur me një mjet tjetër.

Drejtuesi i shoferit pas aksidentit ka braktisur automjetin, por uniformat blu kanë mundur ta ndalojnë.

Mësohet se nga kontrolli i automjetit, policia nuk ka gjetur ndonjë send të paligjshëm, ndërsa i riu është duke u marrë në pyetje për të zbardhur ngjarjen.