DVP Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 37 vjeç, banues, në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Gjithshtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 30 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, që të mos shoqëronin vëllanë e tij, shtetasin E. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. D., 72 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi municioni luftarak;

  • Xh. M., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një pistoletë çakmak dhe një palë pranga si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Previous articleIshin shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, dy të arrestuar në Tiranë
Next article“Duam të bëjmë një treshe”, bashkëshorti i Melonit zbuloi ‘TRADHTINË’ live në emision (VIDEO