Elbasan/ Prrenjas Informacion paraprak

• Më datë 18.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në banesën e saj,  është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetesia P. L., 65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe  jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale.

• Më datë 18.07.2021, rreth orës 06:10, në servisin e shtetasit A.H., 34 vjeç, banues në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen Polo”, dhe për pasojë mjeti është djegur tërësishtë. Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

• Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:40, është rrëzuar një autokombajë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi shtetasi A.D., rreth 41 vjeç, banues në Qukës, Prrenjas , i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.