Ndërsa Bashkia prish biznese në gjithë qytetin, kryetarja e PS Elbasan mban të zaptuar një pronë publike që është kompensuar që në vitin 2013. Asnjë letër prishjeje, asnjë veprim nga institucionet

Në mes të Elbasanit, në një nga segmentet më të rëndësishme të qarkullimit urban, vijon të qëndrojë në këmbë një karburant ALPET që nuk duhej të ekzistonte më prej vitesh. Karburanti është përfshirë në projektin zyrtar të zgjerimit të rrugës qendrore që në vitin 2013 dhe është trajtuar si objekt për prishje. Për këtë arsye, pronarja e tij, Ermira Urupi, sot kryetare e Partisë Socialiste për Elbasanin, është kompensuar me një truall tjetër në qendër të qytetit, në të cilin ka ndërtuar një pallat të ri shumëkatësh me biznese e apartamente. 

Elbasan/ Kryetarja e PS sfidon Ramën: Ermira Urupi nuk liron asnjë

Ne token e kompensuar nga shteti eshte ndertuar pallat

Por ndryshe nga çdo qytetar që në raste të tilla dorëzon pronën pas kompensimit, në këtë rast kemi të bëjmë me një përjashtim të heshtur. Karburanti nuk u hoq kurrë. U kompensua toka, u ndërtua pallati, por prona publike fillestare vijon të mbahet e zaptuar dhe funksionale. Askush nuk guxon ta prekë. Askush nuk ka dërguar një urdhër për prishje. Dhe kjo ndodh në kohën kur Bashkia po zhvillon një aksion të ashpër për lirimin e hapësirave publike, duke detyruar me forcë qytetarë dhe biznese të vogla të çmontojnë çdo strukturë, edhe kur kanë dokumentacion të rregullt.

Elbasan/ Kryetarja e PS sfidon Ramën: Ermira Urupi nuk liron asnjë

Aksioni i IMT per lirimin e hapsirave publike Elbasan

Fakti që një person i lidhur me pushtetin lokal përfiton një truall të dytë mbi pronën publike, pa hequr dorë nga i pari, përbën një rast të qartë të pasurimit personal përmes funksionit politik. Ndërsa qytetarëve të zakonshëm u kërkohet të zbatojnë ligjin deri në detaj, kryetarja e PS në Elbasan përfiton dyfish, një herë nga vendimi i shtetit dhe herën e dytë nga moszbatimi i tij.

Elbasan/ Kryetarja e PS sfidon Ramën: Ermira Urupi nuk liron asnjë

Ky nuk është më thjesht një karburant i mbetur pa shembur. Është simbol i një sistemi që funksionon vetëm për ata që janë të lidhur me pushtetin. Një formë e pastër privilegji që sfidon çdo ligj urbanistik dhe çdo nocion të barazisë përpara ligjit. Bashkia Elbasan ka heshtur për këtë rast për më shumë se një dekadë.

Nëse sot karburanti ALPET nuk prishët, pavarësisht se është kompensuar dhe është në kundërshtim të hapur me projektin urban të qytetit, atëherë çdo tjetër prishje që po ndodh rreth tij është fasadë. Qytetarët nuk kanë nevojë për aksione selektive, por për drejtësi të barabartë.  

Z. Kryeminister, ju që keni shembur biznese në çdo cep të Shqipërisë, nga Thethi në Sarandë, në emër të ligjit dhe shtetit, a do të guxoni të prekni edhe këtë karburant në zemër të Elbasanit? A do të veproni ndaj një zyrtareje tuaj që ka marrë tokë publike, ka ngritur pallat dhe ka mbajtur edhe çfarë duhej të dorëzonte? /Pamfleti