Në kuadër të 8-Majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ,ditë Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Elbasan organizoi Konkursin e XXIII të Ndihmës së Parë në nivel dege.Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve të cilët prej kohësh janë trajnuar se si të japin ndihmën e parë në rast rreziku.
Irena Xhaferri ,specialiste e Kryqit të kuq Shqiptar, Dega Elbasan tregon më shumë për qëllimin e këtij organizimi.

Por dhe pjesëmarresit të cilët ndoqën këtë aktivitet, shprehen tepër të kënaqur pasi informohen dhe mësohen lidhur me ndihmën e parë që duhet ti japim një përsoni në gjëndje kritike.

Kryqi i kuq shqiptar është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është themeluar në vitin 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që sot numëron në gjirin e saj 187 shoqata në mbarë botën.