Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me Sekretaren e Përgjitshme të Ministrisë së Brendshme Elena Pici dhe Prefekten Majlinda Peza vizituan zyrat e Gjendjes Civile së Bashkisë të Elbasanit, për të parë nga afër ecurinë e reformës për dixhitalizimin e shërbimeve.

Që nga data 1 Maj, të gjitha shërbimet publike tashmë ofrohen online, ndaj dhe qëllimi i kësaj vizite në Bashkinë e Elbasanit ka qenë për të inspektuar më nga afër ofrimin e shërbimeve në Gjendjen Civile.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja deklaron se “në bashkinë Elbasan do të ketë 7 sportele fizike, ndërsa pjesa tjetër e shërbimeve do të afrohet vetëm online. Në këto sportele fizike do të ofrohen vetëm ato shërbime që kërkojnë domosdoshmërisht prezancën fizike të qytetarëve, ndërkohë që çdo shërbim tjetër do të merret online nëpërmjet platformës e – albania. Janë udhëzuar të gjithë punonjësit e Njësive Administrative që të orjentojnë qytetarët se si ta marrin këtë shërbim online nëpërmjet e-albania”, tha Z. Llatja.

Nga ana e saj, Sekretarja e Përgjitshme e Ministrisë së Brendshme Elena Pici e vuri theksin tek orjentimi dhe informimi i qytetarit duke deklaruar se “ këto inspektime na shërbejnë për t’u njohur me problematikat e hasura këto ditë të para, dhe sigurojmë se problematikat që qyetari raporton, dhe gjendja civile i raporton në kohë, trajtohen me prioritet nga e gjithë skuadra që merret me këtë shërbim. Është e rëndësishme që qytetarët të mos bien pre e çdo rasti abuziv nga subjekte private të cilat japin kosto të larta për një shërbim të cilin nuk do të jetë më i nevojshëm për qytetarët. Nëse do t’ju duhet që të merrni një shërbim në Zyrën Arsimore Rajonale dhe pjesë e këtij aplikimi është paisja e një çertifikate, është vetë zyra ajo e cila do ta marrë atë tek sistemi i Gjendjes Civile, duke i lehtësuar qytetarit printimin e çertifikatës. Të vetmet çertifikata që qytetarit do t’i nevojitet është ajo e lëvizjes jashtë vendit, ku çertifikata mund të printohet në E- albania në 6 gjuhë, pa u drejtuar tek institucioni i prefektit”. Që nga 1 Maji, janë 8 shërbime publike, që do të jepen në sportele fizike për qytetarët. Mes tyre regjistrimi i lindjeve, martesave dhe shërbime që jepen në zyra noteriale, të cilat kërkojnë praninë fizike me domosdoshmëri.Pjesa tjetër e gjitha online, përmes aplikimeve në portalin shtetëror e-albania.