Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 persona nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

4 personat nën hetim ishin pjesë e disa kompanive që ishin angazhuar për punimet restauruese në Prokurorinë e Elbasanit.

Në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues, nënkontraktor.

Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

Gjithashtu, janë konstatuar nga firma ndërtuese punime të faturuara që nuk janë kryer realisht, instalime të pajisjeve të kondicionimit me fuqi më të ulët se preventivi dhe nevojat e ngrohje-ftohjes së godinës etj

Për këtë arsye, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 persona.

Deri në këto momente policia ka vënë në pranga A. L., 48 vjeç, dhe I. D., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë, administratorë në dy subjekte të ndryshme, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. M., 60 vjeç, banues në Pukë, dhe V. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Këto shtetas kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë shkaktuar një dëm prej 3.569.714.29 lekësh.