Banorët e Mengelit në Elbasan janë ngritur në protestë. Sipas tyre prej 30 vitesh kanë shfrytëzuar tokën shtetërore përreth bazës ushtarake ndërsa e kanë mbjellur ullinj. Ditët e fundit kjo sipërfaqe e mbjellur me ullinj i janë vendosur shenja nga baza ushtarake për t’ ja marrë me pretendimin se do të merret e gjithë toka që dikur ka qënë në territorin e bazës. Sipas banorëve ullinjtë janë në prodhim të plotë. Ata shtojnë se çdo vit kanë paguar taksë të fondi pyjor dhe se nuk është e drejtë që t’ ua marrin sot atë për të cilën kanë investuar dhe punuar. Sipas banorëve shteti nuk duhet ti kishte lejuar të investonin.
Elbasan / Mengel, banorët në mëshirë të shtetit për investimin 30 vjeçar
1366