Pas përfundimit të mandatit si President, Ilir Meta ka vendosur të rikthehet në krye të Partisë së themeluar nga vetë ai. Gjatë konventës së mbajtur ditën e djeshme Meta prezantoi emrin e ri te LSI e cila do të quhet Partia e Lirise.

Ndërsa sot ka publikuar logon e Partisë së Lirisë. Meta nisi sot zyrtarisht rrugëtimin e tij në politikën shqiptare pas dorëzimit të mandatit të Presidentit ditën e djeshme. Në Konventën Kombëtare të LSI, e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve, ish-Presidenti Meta i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që mos e shesin votën.

Duke folur me tone atdhetare dhe nacionaliste, Meta deklaroi se ka beteja për të cilat ja vlen të vdesësh. Që në nisje të Konventës delegatët e pranishëm miratuan ndryshimet statutore që ishin ndryshimi i emrit dhe vulës së partisë si dhe emërimi i një grupi drejtues të kryesisë deri në momentin e zgjedhjeve të reja në parti.
. Partia e re, do të drejtohet nga Ilir Meta deri në zgjedhjet që do të zhvillohen pas dy muajsh.

Ndërkohë që zëvendës i tij është zgjedhur ish-diplomati Agim Nesho. Ndërsa më herët ish kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka depozituar dorëheqjen si kryetare e LSI-së, për t’i hapur rrugë ndryshimit të emrit të partisë. Të pyetur qytetarët Elbasanas nëse e shohin ende Ilir Metën si nje shpresë, ata shprehen per Egnatia News se Meta-Berisha-Rama janë te sprovuar me qindra herë dhe duhet të largohen. Edhe pse me një emer tjetër sërisht veset mbeten të njejta.

Menjeherë sapo ka marrë drejtimin e Partise, Ilir Meta ka organizuar konferencë për shtyp teksa denoncon qeverinë Rama për abuzime shteterore./Elbasani flash