Antar i Keshillit Bashkiak të Elbasanit Erion Murataj (PSD) ka reaguar pas mbledhjes se parë të këshillit.

Statusi i plotë:”

100% me farë të bardhë bashkë shterpësinë e vulës dhe vulëhumburve.

Asgjë nuk habit më, madje as shit-blerja e intelektit apo dinjitetit njerëzor.
Thonë se ka pluralizëm!
Mashtrim më të rafinuar s’mund të gjenin.
Në fakt ka pazar ku njëra palë majmet me mishin e tjetra frymon me leshin.
Ah po, ka dhe ca që shijojnë bajgat e plëndsin si gjoja të pavarur.
Asnjë justifikim për askënd nuk gjej.
Shija e vetme që më la mbledhja e parë e kuvendit të Elbasanit ishte e shpifur.
P.S: Këshillit të 2007 i jeni larguar me vite dritë thjeshtë dhe vetëm Elbasani nuk e meriton këtë çerdhe zvarranikësh me zombi politik.
Jam i qartë që do të jem i vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve por në çdo rast zgjedh të jem BURRË e jo “lapere” apo zvarranik zombi i politikës .
Qytetarëve vijoj tua përsërisë NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RINJTË”.