Mesnatën e djeshme Altin Bici, banues ne fshatin Labinot Fush te Elbasanit është dhunuar brutalisht nga përsona të cilët banorët e fshatit Labinot Fushë i cilësojnë si simpatizantët e Gjergj Luces.

Debati ka nisur jashtë shtepisë se kushëririt të Altinit, Shyqeri Bici i cili tregon edhe sesi ka ndodhur ngjarja.

Ndonëse në gjendje të keqe për shkak të dhunës, Bici është shoqëruar me forcë nga oficerët e patrullës Shqiponja se bashku me një person tjetër.

Për ngjarjen ende nuk ka më shumë informacione, teksa pritet që policia të bëjë një njoftim publik lidhur me sherrin në fjalë.

Ardit Murataj