Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, përveç kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov dhe nga këshilltari i jashtëm, Dorjan Duçka.

Në pamjet e publikuara nga kryeministri malazez, shihet teksa kryeministri Edi Rama ecën krah për krah me ministren Spiropali.

Rama dhe Abazoviç ndodhen në Ukrainë me ftesë  të Presidentit Zelesnky.

Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një udhëtimi 12 orë dhe pritet që pasdite të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.