Në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër shifër e lart infektimesh në qarkun e Elbasanit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ditën e sotme janë rregjistruar 30 persona pozitiv me virusin SARS-COV2.

Rastet janë konfirmuar përkatësisht në këto bashki: Elbasan 6 raste, Peqin 1 rast,Gramsh 13 raste dhe Librazhd 11 raste. Fatkeqësisht një 79 vjeçarë nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese,nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.

Ministria e Shëndetsisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e vendosura dhe gjithashtu të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.