Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit;
A. B., 44 vjeçe, K. B., 23 vjeçe si dhe punohet për kapjen e shtetasit E. B., 48 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ” Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me fjalë, shtetasen R. C.