Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin Sildi. Kreci, 18 vjeç, banues në fshatin Pajovë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike).