Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga tre shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për fillimin e procedimit penal ndaj shtetasi GJ.Ç, i cili u kap në flagrancë nga sherbimet policore duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës, veprimet kanë vijuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe si rezultat shtetasi GJ.Ç, u arrestua ne flagrancë, pasi:

Ky shtetas ka dhënë deklarim të rremë gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët e Hetimit të Krimit si dhe ka konsumuar veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, “Deklarim të rremë” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”. —-

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y.B., banues në lagjen “5 Maji” Elbasan pasi: Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet policore kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke kryer ndërtime pa leje në një magazinë . Gjithashtu po nga këto shërbime policore është proçeduar penalisht shtetasi F.R, baues në lagjen “Vullnetari” Elbasan, pasi është konstatuar se po ndërtonte shtetsë banese pa lejen përkatëse.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugore është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, banues në Gramsh. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin e tij. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme./Egnatia news