Procedohen penalisht 3 shtetas, për krime kundër mjedisit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sporteve”, shtetasin E. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetasit A. P., 50 vjeç dhe N. P., 18 vjeç, banues në Shtepanjë, Cerrik, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi janë kapur duke prerë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u procedua penalisht shtetasi B. L., 58 vjeç, banues në fshatin Shtepanjë, Cërrik, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, pasi është kapur në afërsi të digës së Banjës, duke djegur një sasi gomash të përdorura dhe materiale drusore për prodhimin e gëlqeres. — Më datë 24.01.2022, shtetasi K. J., 75 vjeç, ka kallëzuar se se djali i tij, shtetasi A. J., 50 vjeç banues në Elbasan, është larguar nga banesa.
Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news