Sulmi me ekspoziv në derë të banesës ndaj kreut të FSHF-së, u filmua nga kamerat e sigurisë, por autori mbetet ende në liri. Ekspertët e policisë ende nuk i kanë dhënë emër, të riut me kapuç në kokë që o vuri tritolin shtëpisë së Armando Dukës, vetëm pak orë pasi ky i fundit ishte vënë nën shenjestër të akuzave nga kryetari i Bashkisë Tiranë për zgjedhjet në FSHF.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u sulmua me një sulm eksplozivi në derë të banesës, në Durrës mbrëmjen e së hënës, 24 janar.

Pamjet në video tregojnë pasojat e shpërthimit pranë shtëpisë që qëndron ende e rrethuar si skenë krimi.

Sulmi me tritol ndaj kreut të qeverisë së futbollit ende nuk ka autor.

Burimet thonë se policia ka marrë në pyetje gjatë orëve pas ngjarjes disa persona por të gjithë janë lënë të lirë.

“Vendngjarja ku ndodhi shpërthimi vijon të mbahet në ruajtje nga policia gjatë natës dhe sot gjatë ditës. Përveç rojeve që janë stabël para derës, edhe në afërsi ka patrulla policie që mbajnë zonën nën kontroll. Policia do të sigurojë banesën  se mos  rikthehet ngjarja e mbrëmshme” raportoi gazetari i Ora News Mark Brunga.

Tritolvënësi në shtëpinë e kreut të FSHF është filmuar nga të paktën një prej kamerave të sigurisë së banesës.

Ndërkohë që po verifikohen edhe pamjet e kamerave të bizneseve e banesave të tjera në zonë.

Mbi bazë të tyre, ekspertët e policisë do të tentojnë të krijojnë një identikit të autorit, që siç zbuloi vetë Duka, mbante në kokë një kapuç.

Shpërthimi me eksploziv u shënua rreth orës 22:10 të mbrëmjes, në kohën kur në banesë ndodhej bashkëshortja dhe djali i kreut të FSHF-së, i cili kërkoi zbardhjen e ngjarjes.

“Ti luan me dy standarde. Ti tallesh me lekët tona, për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë se betimi u bë i pakthyeshëm”, ishte mesazhi kërcënues që kreu i FSHF-së, Armand Duka, kishte marrë pas sulmit dhe akuzave publike të kryebashkiakut të Tiranës.