Home ELBASANI SOT ELBASAN/Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

ELBASAN/Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

68

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasin E. K., 17 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

————

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasin F. Sh., 50 vjeç, banuese në fshatin Shalës, Cërrik, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin E. S., 30 vjeçe, banues në fshatin Topojan, bashkia Cërrik.

————

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin L. G., 26 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, pasi ka fyer e kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Prrenjas.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi R. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetases M. Ç., banuese në Librazhd.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.